MENU
klinika

Diskutimet me Metën e Ramën

Basha pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: I kërkova qeverisë…

15.04.2020 - 21:12

Kreu i PD, Lulzim Basha, reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u zhvillua online pasditen e sotme dhe zgjati rreth 5 orë.

Kryedemokrati thekson se i ka kërkuar qeverisë të mbështesë familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira të koronavirusit.

“Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme. #ditemetemira”, shkruan Basha.