MENU
klinika

Klubi bavarez për Hansi Flick

Bayern Munchen merr vendimin zyrtar për trajnerin

03.04.2020 - 17:28

Edhe pse në një situatë të pazakontë, Bayern Munchen ka marrë një vendim sot, duke e zyrtarizuar edhe për publikun. Hans Flick do të trajneri afatgjatë i bavarezëve, pasi ka nënshkruar një kontratë me ta edhe për vitet në vijim. Klubi bëri të ditur se Flick ka hedhur firmën në marrëveshjen që e mban 55-vjeçarin deri në vitin 2023.

Ai u ul për herë të parë 5 muaj më parë kur zëvendësoi Niko Kovaç të shkarkuar për mungesë rezultatesh. Bayern Munchen nën drejtimin e tij ka qenë i shkëlqyer, duke fituar 18 nga 21 ndeshjet e luajtura.

“Pres me padurim që të përballoj objektivat e radhës bashkë me stafin tim dhe skuadrën”, – ishin fjalët e Flick pas firmës, ndërsa edhe shefi ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge ishte i lumtur me zgjidhjen.

“Bayern është shumë i lumtur me punën e Hansi Flick. Skuadra është zhvilluar mirë nën drejtimin e tij dhe luan futboll tërheqës, i cili reflektohet gjithashtu në rezultate. Ne jemi i vetmi klub gjerman ende në garë në tre turne. Mua më pëlqen gjithashtu mënyra se si drejton skuadrën, aftësitë e tij njerëzore janë bindëse”, – theksoi shefi ekzekutiv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN