MENU
klinika

Ndryshim drastik!

BE publikon videon, çfarë ka ndodhur në Tiranë gjatë karantinës

13.04.2020 - 14:53

Masat shtrënguese duket se janë një lajm i mirë jo vetëm për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por edhe pastrimin e vendit nga ndotja.

Bashkimi Evropian thekson se “Në Tiranë është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i zbatimit të projektit #GreenLungs. Në mbrëmjen e 7 prillit u regjistrua për herë të parë në zonën e 21 Dhjetorit vlera 0mg/m3 për grimcat PM2.5 dhe PM10”.

Mesazhi i BE:

Përvec lajmit të mirë se thuajse përditë shtohet numri i përsonave të shëruar nga COVID-19, një tjetër lajm i mirë gjatë këtyre ditëve të karanitinës është përmirësimi i cilësisë së ajrit. Në Tiranë është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i zbatimit të projektit #GreenLungs, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga rrjeti organizatave mjedisore të udhëhequra nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network). Në mbrëmjen e 7 prillit u regjistrua për herë të parë në zonën e 21 Dhjetorit vlera 0mg/m3 për grimcat PM2.5 dhe PM10.

Shihni videon për t’u informuar më shumë rreth cilësisë së ajrit, përpara dhe gjatë periudhës së karantinës në Tiranë.

Ç’përmban ligji i ri për studentët e Mjekësisë

Tre vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit!

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!