MENU
klinika

Radhë në markete e bankomate

Beratasit s’i mban asgjë brenda shtëpisë, vetëm frika e policisë

04.04.2020 - 10:49

Orët e para të mëngjesit të sotëm e kanë gjetur Beratin të qetë dhe pa shumë lëvizje, ndërkohë që ora 09:00 ka shënuar edhe dyndjet e banorëve në çdo cep. Të shumtë janē ata që dalin nga banesat edhe pa arsye.

Për të ndërgjegjësuar qytetarët që dalin edhe pa leje nga banesat, në rrugë janë shtuar efektivë të policisë që po bëjnë edhe vendosjen e gjobave në rastet e konstatimit të shkeljeve të këmbësorëve dhe automjeteve. Forca të shumta policie kanë mbushur pedonalen,lulishten dhe kryqëzimet e rrugëve dhe kjo ka bërë që beratasit të largohen me shpejtësi drejt banesave, jo për ndërgjegjësim por nga frika e gjobave. Kjo situatë po krijon grumbullime të shumta njerëzish në tregje e kudo, kjo edhe për shkak të frikës së ndëshkimit me gjobë nëse e kapërcejnë orarine lejuar.

Radhë të shumta ka pasur mëngjesin e sotëm në banokomate për të tërhequr lekë dhe në markete ku qytetarët kanë shtuar radhët për të bërë blerjet e nevojshme pasi pas orë 13:00 të ditës së sotme e deri në orën 05:00 të mëngjesit të së Hënës, e gjithë Shqipëria do të jetë në karantinë.

Në çdo rrugë është vënë re prezenca e shtuar e forcave të policisë,që kanë intensifikuar kontrrollet për respektimin e orareve të qarkullimit nê rrugë të kalimtarëve dhe automjeteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier