MENU
klinika

Meta apel shqiptarëve

“Masat e domosdoshme mos i shihni si privim”

21.03.2020 - 11:13

Presidenti i vendit, Ilir Meta apeloi sot sërish qyetarët shqiptarë të respektojnë kufizimet e vendosura nga qeveria me qëllim mos përhapjen e koronavirusit në vend. Nga ambientet e Kishës Katolike, ku mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë, Meta tha se masat e marra janë të domosdoshme për situatën ku ndodhet vendi.

“Të respektojnë kufizimet se janë për të mbrojtur cdo qytetar dhe cdo sjellje e pakujdeshme mund të rezultojë fatale, po e shohim se ca ndodh në Italinë që është me sistem shëndetësor shumë herë më të konsoliduar dhe nuk kemi nevojë për të bërë eksperiemnte. Ndaj respektoni gjithë udhëzimet e autoriteteve të Shëndetit Publik, por edhe kufizmet që janë vënë se janë në interes të të gjithëve dhe cdo qytetari, jo privim, por mbrojtje e domosdoshme në këto momente kritike.” -tha Meta ndërsa iu përgjigj interesit të medias sa e takonmbledhjes së këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Do të ndodhë në kohën e duhur por duhet të kutpijmë që edhe policia dhe ushtria është në funksion të garantimit të rregullit dhe disiplinës që i mbron qytetarët nga pakujdesia dhe është një mundësi për të dhënë ndihmën në cdo rast të domosdoshëm. Kjo nuk përballohet vetem me mjekë e infermierë por angazhim të gjithë strukturave.” -u shpreh Meta.