MENU
klinika

Ja si të bëni vetë zëvendësimin!

Çfarë duhet të bëni nëse ju mungon detergjenti për larjen e rrobave?

22.04.2020 - 08:20

Pra, keni një grumbull rrobash për t’i larë, mirëpo nuk keni më detergjent për rroba. Patjetër duhet të kërkoni ndonjë dyqan të hapur? Ekspertët thonë jo.

E para që duhet të bëni është që në shishen e zbrazët të detergjentit të rrobave hidhni një sasi të vogël ujë të nxehtë. Me siguri do të fitoni mjaft produkt për larje të rrobave. Nëse jo, bëni vetë zëvendësimin nga kombinimi i mjeteve për pastrim të cilat tashmë i keni në shtëpi.

Kombinoni një filxhan sapunit të ngurtë të bluar dhe gjysmë filxhani sodë bikarbonati. Këtë kombinim përdoreni njësoj sikur keni përdorur detergjentin për larjen e rrobave.

Në mungesë të detergjentit për larjen e rrobave mund të përdoret: sapuni i duarve, sapuni i lëngshem i duarve, xheli për dush dhe detergjenti i enëve”, thotë dr. Pete He, bashkëthemelues dhe shkencëtar kryesor i Hirty Labs.

Nëse lani me makinë, rekomandohen të njëjtat zëvendësime: Thjesht, shtoni një sasi të vogël – vetëm dy deri tri lugë të vogla.

Mos i përzieni me preparate të tjera për rroba apo aditivë dhe kujdesuni të mos e teproni me sasinë, pasi mund të shkaktojë prodhim të madh të shkumës, të dëmshme për makinën tuaj, thotë He.

Mirëpo, nëse çdo gjë tjetër dështon, gjithmonë mund të mbështeteni në fuqinë e ujit të nxehtë.

Për larje “të fortë” rregullojeni ciklin e larjes në ujë të nxehtë apo në temperaturë të lartë dhe shmangni përdorimin e parametrave të ndjeshëm të larjes, thotë He.