MENU
klinika

1 maskë natyrale për problemin tuaj

Çfarë e shkakton irritimin e skalpit të kokës?

16.04.2020 - 08:30

A keni ndierë ndonjëherë se skalpi juaj dhemb, madje edhe deri në atë pikë sa të shkaktojë një migrenë? Nëse kjo ka ndodhur me ju, ka shumë të ngjarë që ju të keni një skalp të ndjeshëm.

Më parë, kjo gjendje mendohej se ishte një sindromë e paqartë, por një studim i ri epidemiologjik sugjeron që në të vërtetë është i lidhur me një gjendje që shkakton lëkurë të ndjeshme. Mund të shkaktojë shumë shqetësime siç janë djegia, kruajtja dhe acarimi i lëkurës dhe në disa raste mund të shkaktojnë dhimbje, të cilat mund të ndodhin në zona të ndryshme si fytyra dhe skalpi i kokës.

Më poshtë keni një metodë të thjeshtë dhe natyrale për të lehtësuar dhimbjet e skalpit si rrjedhojë e shkaqeve të ndryshme.

What Causes Scalp Pain and 10 Home Remedies to Relieve It

Aloe Vera + mjaltë
Nuk është sekret që maskat janë mënyra praktike dhe të thjeshta për të lehtësuar problemet e ndryshme dermatologjike dhe gjëja interesante është se ato mund të aplikohen edhe në lëkurën e kokës. Aloe vera dhe mjalti janë produkte që përmbajnë shumë vitamina dhe që ndihmojnë lëkurën tuaj të rimarrë butësinë e saj, kështu që një përzierje e xhelit të aloe veras së bashku me mjaltin, do t’ju japë një sens të pamposhtur të mirëqenies, veçanërisht kundër skalpit të acaruar.