MENU
klinika

Te moshuarit apo të rinjtë?

Cilët janë më të stresuar nga kriza e Covid-19?

10.04.2020 - 08:34

Prej katër muajsh Covid-19, një virus i panjohur më parë për njeriun, po përhapet me shpjetësi në të gjithë globin. Shumë prej shteteve të prekura janë në një periudhë izolimi të plotë për thuajse një muaj.

Teksa përhapja vazhdon edhe kjo gjendje e mbylljes së shumë vende thuhet se do të vazhdojë deri në një afat të dytë. Kjo ka ndikuar shumë fusha të jetës përveç shëndetësisë, duke nisur që nga prishja e zakoneve rutinë dhe përditshmërisë e deri tek gjendja ekonomike. Psikologët thonë se është padyshim një nga periudhat më stresuese, por jo të gjithë e përjetojnë njësoj krizën COVID-19.

Cilët ka ndikuar më shumë
Në këto kohë përtej testimeve, organizata të shumta ndërkombëtare po kryejnë vëzhgime dhe studime mbi gjendjen emocionale të njerëzve në këtë periudhë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka publikuar një studim të kohëve të fundit mbi përballimin e krizës së shkaktuar në koronavirusi në shumë vende të botës.

Që prej 3 Marsit ekspertët e OBSH, theksojnë se kanë kryer vëzhgime në Evropë të cilat kanë treguar se, kriza ka shkaktuar efekte psikologjike negative veçanërisht tek të rinjtë. Ndërsa për të moshuarit këto studime nga OBSH, kanë treguar të kundërtën. Të moshuarit mbi moshën 60 vjeç megjithëse një nga grupet me rrezikun më të lartë, treguan se nuk po e përjetojnë më stres dhe me frikë prekjen nga COVID-19.

Sipas ekspertëve, me këtë informacion është më e lehtë që të vendosën target grupet për të filluar punën në lehtësimin e gjendjes psikologjike dhe emocionale të njerëzve. “Megjithëse për të kuptuar këto sjellje mes të rinjve dhe të moshuarve do të duhen më shumë të dhëna.”, shpjegon Cornella Betsch nga Universiteti i Erfurt.

Çfarë masash do të merren
Për të qetësuar gjendjen dhe për ta kaluar atë sa me sukses e sa me lehtë OBSH po përgatit një plan masash. Në këto momente po punohet për të krijuar strategji për periudhën e tranzicionit, për daljen nga gjendja e karantinës dhe rikthimit në jetën normale. Do të krijohen plane të ndryshme të bazuara në teknologjinë mbi masat që secili nga këta grupe duhet të ndërmarrë.

Këtu përfshihet zbutja e masave mbi izolimin dhe ndalimin e kontakteve të afërta me grupet më të rrezikuara. Kjo mund të arrihet me anë të aplikacioneve gjurmuese si në shumë vende të Lindjes si Kina, Japonia apo Tajvani. Ndërkohë situata e koronavirusit COVID-19 në të gjithë botën vazhdon të përparojë, duke shënuar më shumë se 1 milion e 500 mijë të infektuar dhe 80 mijë të vdekur.