Ashtu si në Formula 1, edhe në Moto GP garat po shtyhen ose anulohen njëra pas tjetrës. Starti i Botërori 2020 i Moto GP ka regjistruar një tjetër shtyrje për shkak të coronavirus. Zyrtarisht sot është anulluar edhe gara e Francës, e cila ishte parashikuar të zhvillohej më 17 maj, në pistën e La Mansh.
Organizatorët e kësaj gare bënë me dije se për shkak të virusit vdekjeprurës është e pamundur që kjo garë të zhvillohet në mesin e majit. “Kjo garë tashmë ka dalë në plan të dytë dhe e rëndësishme është siguria e njerëzve”, – thuhet në komunikatën e organizatorëve të garës së La Mansh.
Për pasojë, nisja e sezonit 2020 në Moto GP është ende një dilemë, teksa nuk pritet që gara e parë të zhvillohet para muajit qershor. Ky anulim do të sjellë një tjetër modikim të kalendarit provizor të garave që pritet të publikohet së shpejti.