Gjatë ‘fazës 2’ të luftës kundër pandemisë, pra të daljes së vendit nga izolimi, Ministria Italiane e Shëndetësisë ka aprovuar përdorimin e një aplikacioni që do të ndihmojë për të gjurmuar pacientët e infektuar nga Covid-19.
Ekipi i Task Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, i përbërë nga 74 mjekë ekspertë, pas analizmit të disa aplikacioneve ka zgjedhur më të mirin, i realizuar nga Qëndra mjekësore SantAgostino në bashkëpunim me kompaninë milaneze Bending Spoons.
Aplikacioni i quajtur “Imun” është i shkarkueshëm për të gjitha tipet e celularëve dhe i lejon përdoruesit të kenë një kontroll të fortë të të dhënave të tyre personale.
“Imun” është i përbërë nga dy arkiva; i pari regjistron të dhënat mbi gjëndjen shëndetësore të përdoruesit, ndërsa i dyti do të jetë një ditar klinik që përmes Bluetooth gjurmon kontaktet që ai ka pasur dhe nëse është një person pozitiv me COVID 19, lejon përdorimin e të dhënave që janë memorizuar në aplikacion duke nisur gjurmimin e personave me të cilët ka qënë në kontakt duke krijuar një kronologji të lëvizjeve që ai ka kryer.
Aplikacioni “Imun” u zgjodh ndër 35 propozimet e ardhur nga ekspertë të teknoligjisë nga 6 vende të ndryshme. Aplikacioni shkarkohet falas dhe mund të përdoret nga të gjithë.