MENU
klinika

Drejtoi Real e Atletico Madrid, Barça e City

COVID-19, ndahet nga jeta ish-trajneri legjendar

06.04.2020 - 20:06

COVID-19 nuk po kursen askënd, edhe ish-trajnerë e sportistë. Bota e futbollit mori sot një tjetër lajm të trishtë, për shkak të ndarjes nga jeta të një trajneri që ka shkruar historinë duke drejtuar klube si Real Madrid, Barcelona dhe sidomos Atletico Madrid, me të cilin ka fituar edhe historiken “double”, pra La Liga dhe Copa del Rey në sezonin 1995-96.

Bëhet fjalë për Radomir Antic, trajneri serb që sot ka mbyllur sytë në moshën 71- vjeçare në shtëpinë e tij në Serbi. Në La Liga ka drejtuar 409 ndeshje, me 172 fitore, 110 barazime dhe 127 humbje. Gjithashtu Antic mbahet mend edhe se ka hedhur nga kategoria Manchester City kur luante me Luton Toën në Premier League.

Klubet që ai drejtoi, por edhe federate serbe dhe mjaft personazhe të tjerë të futbollit kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale për ikonën e futbollit serb dhe jo vetëm.