MENU
klinika

Rama: Deri për Vitin e Ri bëjmë banesat individuale

COVID-19 ndryshon planin e rindërtimit të Thumanës

08.04.2020 - 12:42

Koronavirusi ndryshon planin për ndërtimin e qytezës së re të Thumanës, ku do të strehohen të gjithë banorët që mbetën në qiell të hapur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ditën e sotme ka nisur puna, e ndërsa afati është që brenda vitit të ri të përfundohet ndërtimi i banesave individuale, e ndërsa do të shtyhet për një moment të dytë ndërtimi i banesave kolektive shumëkatëshe, pasi të kalojë kjo situatë e krijuar nga koronavirusit.

Nisja e punimeve është inspektuar nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ai tha se puna duhet të vijojë me një ritëm të shpejtë, tre turne në ditë në mënyrë që banorët e prekur nga tërmeti të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja.

“Duhet të bëjmë çmos që ta çojmë drejt Vitit të ri me sukses. Ndoshta nuk i bëjmë do të gjithë, me tre turne do punojnë, por të paktën banesat individuale do duhet të bëhen”, tha Rama.

Thumana është zona e parë, nga 26 të tilla ku nis ndërtimi i qytezës së re për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë qytezë të re do të ndërtohet gjithçka nga e para ku do të përfshihen gjithsej 806 banesa individuale dhe 7981 banesa kolektive, jo më të larta se 4 kate!

Ajo që është më e rëndësishme është se aty ku është shembur një banesë, nuk do të ngrihet një tjetër e mbi të gjitha aty ku ka pasur viktima do të ngrihet një hapësirë e gjelbër, parku i memories.