MENU
klinika

"Virusi ka qarkulluar në Milano që nga 26 janari"

COVID-19, Task Forca në Lombardi zbulon fakte të reja

29.04.2020 - 11:11

Koronavirusi qarkullonte në Milano që prej datës 26 janar gati një muaj para zbulimit të pacientit 1 në Codogno (Lodi), më 21 shkurt.

Sipas ‘Corriere della Sera’ të paktën dhjertra perona kishin marr virusin në Milano dhe rreth 600 gjithsej në rajonin e Lombardisë që sot është më e prekura nga COVID-19.

Kjo është analiza më e fundit që vjen nga task-forca e shëndetësisë në rajonion e Lombardisë. Sipas tyre virusi qarkullonte mes njerëzve që në atë periudhë por ishte ngatërruar me një grip normal sezonal.

Në ato javë, shpjegon orriere della Sera’ virusi qarkullonte mes njerëzve por askush nuk e dinte ende. Sipas analizës së grupit të punës që në 26 janari, që është riemëruar si “Dita 0”, në Milano kishte tashmë 46 raste me Covid-19, ndërsa në Lombardi kishte 543 raste.

Por “zilja e alarmit” jepet vetëm nga Codogno, kur të gjithë e kuptojnë se virusi kishte hyrë në shtëpitë e tyre dhe fillon bërja e tamponëve në kërkim të të infektuarve. Dhe deri dje në Lombardi janë infektuar me kloronavirus 74.348 persona.

Të gjithë besuan se ishin aeroportet kanalet e transmetimit të virusit dhe të gjithë ishin të përqendruar atje. Por përkundrazi, tashmë ishin ata 46 milanezë që kishin marr virusin në fund të janarit dhe që shumë shpejt e transmetuan atë tek të tjerët vijon më tej shkrimin e saj Corriere della sera.

kujtojmë që në Wuhan që është dhe epiqendra e koronavirusit më 22 janar hyhet në karantinë, ndërkohë që virusi qarkullonte që në dhjetor por që konsiderohej një ‘bronkit normal’.

Dhe në datën 7 janar autoritetet e Pekinit identifikojnë një lloji të ri të koronavirusit. Më 10 janar, Organizata Botërore e Shëndetësisë flet për përhapjen e një epidemie të re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të dhënat që i bënë të gjithë të dyshojnë

Koronavirusi ka qarkulluar në Itali që në nëntor?

Përmbledhur në 11 faza kryesore

ANALIZA: 100 ditë nga alarmi i parë i COVID-19