MENU
klinika

Iu desh të zgjidhte mes tij dhe...

Dafina Zeqiri i jep fund lidhjes me Dj Geek

24.04.2020 - 09:30

Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes romantike me Dj Geek, vetëm pak muaj pasi konfirmoi për publikun romancën e saj të re.

Nuk e dimë nëse është një vendim karantine, por lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja në një rrëfim ekskluziv për revistën Story, për të cilën ka dhënë edhe arsyen e ndarjes.

Dafi shprehet se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës, dhe ajo padyshim vendosi për të parën.

Këngëtarja flet për shpëtimin e marrëdhënies në ekipin e saj të punës, që për të është si familje.

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehu këngëtarja.

Besojmë se ndarja e çiftit është e re pasi vetëm pak ditë më parë, Geek e uroi gjysmën e tij më të mirë me një postim në InstaStory.

Me një foto me këngëtaren gjatë pushimeve të tyre së bashku, Geek e uroi Dafinën me fjalë të ëmbla:

“Në këtë ditë speciale, ngre një dolli për ty dhe jetën tënde. Gëzuar ditëlindjen”- shkruante Dj Geek.