MENU
klinika

Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”

10.04.2020 - 07:48

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva deklaroi se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë krizën më të thellë ekonomike që nga viti 1930.

Georgieva tha se koronavirusi mund të ndikojë në një ngadalësim ekonomik “të frikshëm”. Ajo shtoi se bota mund të përballet me recensionin më të madh ekonomik, që nga Depresioni i Madh i vitit 1930, raporton BBC.

Ajo ka parashjikuar se në vitin 2021 do të mund të kemi vetëm një “rimëkëmbje të pjesshme”. Bllokimet e vendosura nga qeveritë kanë detyruar shumë kompani të mbyllin dhe pushojnë stafin.

Në fillim të kësaj jave, një studim i Kombeve të Bashkuara tha se 81% e fuqisë punëtore në botë prej 3.3 miliardë njerëzve kishin vendin e tyre të punës të mbyllur plotësisht ose pjesërisht për shkak të shpërthimit të virusit. Georgieva tha këto paralajmërime, përpara takimeve të pranverës të FMN dhe Bankës Botërore të javës tjetër.

Tregjet në zhvillim dhe vendet në zhvillim janë ekonomitë më të goditura, deklaroi ajo. Georgieva ka kërkuar qindra miliarda dollarë ndihmë të huaj. “Vetëm tre muaj më parë, ne prisnim rritje pozitive të të ardhurave për frymë në mbi 160 të vendeve tona anëtare në vitin 2020,” tha ajo.

“Por, sot ky numër është kthyer mbrapsht. Ne projektojmë sot që në mbi 170 vende të botës, të ketë një rritje negative të të ardhurave për frymë këtë vit”. Ajo shtoi: “Në fakt, ne parashikojmë dobësimin më të madh ekonomik që nga Depresioni i Madh”.

Georgieva tha se nëse pandemia do të lehtësohej në vitin 2020, atëherë mund të kemi një lehtësim ekonomik gjatë vitit 2021. Por, ajo paralajmëroi gjithashtu se situata edhe mund të përkeqësohet.

“Unë theksoj se ka një pasiguri të jashtëzakonshme, në lidhje me perspektivën, pra atë që na pret në të ardhmen. Situata edhe mund të përkeqësohet, në varësi të shumë faktorëve, duke përfshirë edhe kohëzgjatjen e pandemisë”, tha ajo. Komentet e saj erdhën ndërsa SHBA njoftuan se numri i amerikanëve që kërkojnë përfitime nga papunësia ishte rritur në javën e tretë me 6.6 milion, duke e çuar totalin e dhënë në atë periudhë në më shumë se 16 milion amerikanë.

Rezerva Federale e Sh.B.A.-së tha se do të nxirrte një hua shtesë prej 2,3 milion dollarë, pasi shumë biznese janë detyruar që të mbyllen. Rreth 95 përqind e amerikanëve janë vendosur në formën e bllokimit, në një mënyrë apo tjetër. Ndërsa, edhe organizata bamirësve me qendër në Londër, OXFAM ka nënvizuar se koronavirusi mund të nxisë një krizë të atillë, sa të dërgojë gjysmë miliardë njerëz në varfëri.

Deri në fund të pandemisë së Covid-19, kanë thënë ekspertët e OFXAM, më shumë se gjysma e botës mund të jetojë në varfëri. Të enjten, pas bisedimeve maratonë, udhëheqësit e BE ranë dakord për një paketë të ndihmës ekonomike prej 500 miliardë (546bn;; 546bn $) për anëtarët e bllokut të goditur më së shumti nga masat e kufizimit. Komisioni Evropian më herët tha se kishte për qëllim të bashkërendojë një “udhërrëfyes” të mundshëm për t’u larguar nga masat kufizuese.

Në fillim të kësaj jave, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), një agjenci e KB, paralajmëroi se pandemia paraqiste “krizën më të rëndë” që nga Lufta e Dytë Botërore. Organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se kriza mund të nxjerrë 195 milionë njerëz papunë në mbarë botën, vetë, gjatë tre-mujorit të dytë të vitit 2020.

Muajin e kaluar, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) paralajmëroi se ekonomisë globale do i duhen vite të rikuperohet. Sekretari i Përgjithshëm Angel Gurría tha se ekonomitë po vuanin një tronditje më të madhe sesa pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 ose krizës financiare të vitit 2008.

Kushtet që duhet të plotësohen

Pensionet familjare, kush përfiton?

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas