MENU
klinika

Shtyhet pagesa e kësteve të tatimit

Dokumenti/ Qeveria nxjerr aktin normativ për biznesin e vogël

11.04.2020 - 15:43

Për shkak të situatës së krijuar me Covid-19, qëveria ka vendosur të shtyjë afatin e dorëzimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël. Përmes një akti normativ, firmosur nga kryeministri Rama thuhet se biznesi I vogël do të ketë kohë deri në tëtor 2020 për të shlyer detyrimet.

“Pagesat e kësteve të parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin kryhen pranë bankave të nivelit të dytë dhe Postës Shqiptare, sh.a., për llogari të administratës tatimore, për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2020 brenda datës 20 tetor 2020, ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 brenda datës 20 dhjetor 2020.” thuhet në aktin normativ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më shumë falimentime se vrasje...

“Nuk është krizë shëndetësore, por ekonomike”