MENU
klinika

U injektua tek një shkencëtare italiane

Doza e parë e vaksinës që i jep botës shpresë kundër COVID-19

25.04.2020 - 15:28

Testimi i një prej vaksinave më premtuese në botë kundër koronavirusit ka filluar zyrtarisht. Ajo është zhvilluar nga studiuesit e Institutit Jenner të Universitetit të Oksfordit, e udhëhequr nga Dr. Sarah Gilbert dhe qendra kërkimore IRBM në Pomezia, në Romë.

Elisa Granato ishte ndër dy të parat që mori dozat e vaksinës. Granato është shprehur se “me veprimin tim doja të mbështesja sa të mundja këtë proces kërkimor që i jep kaq shumë shpresë njerëzve”.

Universiteti i Oksfordit i nisi testet e para në njerëz për krijimin e një vaksine për koronavirus më datën 24 prill. Kjo e bën Oksfordin të parin qytet në Evropë që nis nga puna për krijimin e një vaksine të studiuar në njerëz.

Studiuesit kanë vendosur që gjysma e të rekrutuarve do të marrë vaksinën COVID-19, dhe gjysma tjetër do injektohet me vaksinën kontrolluese e cila të mbron nga meningjiti por jo nga koronavirusi. Kjo do të thotë që vullnetarët nuk do të dinë se cilën vaksinë po marrin, megjithëse do të injektohen nga mjekët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po nëse del vaksina kundër koronavirusit?

A do mund të vaksinohen masivisht vende si Shqipëria?

Gates: Duhen fabrika prodhimi masiv

“Nuk ka normalitet para vaksinimit”