Armina Mevlani, me anë të rubrikës “Ask me a question” në Instagram ka treguar disa gjëra të reja nga jeta e saj. Blogerja, partnere e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, ka treguar për ndjekësit se çfarë e lidh dyshen e njohur me Comon në Itali. Armina tha se në Como, tek një stol, ka marrë propozimin e parë nga Shkëlzeni, një propozim krejtësisht spontan.
“Historia me Comon është e tillë, në udhëtimin e parë në vitin 2014, Zeni dhe unë pamë një vend që e pëlqenim të dy dhe u bë si traditë që çdo përvjetor shkonim aty. Tek ai stol kam marrë edhe propozimin e parë, spontan. Dasmën me siguri do ta bëj në Shqipëri sepse kam dëshirë të ftoj shumë vetë, dhe jashtë është vështirë organizimi,“- shkruan Armina.
Ajo ka treguar gjithashtu se gjithmonë ka dashur që në një moment të jetës të jetonte në fshat me kafshë si, lopë, dele, kuaj, etj. “Që e vogël kam menduar që në një fazë të jetës të bëj jetë fshati me shumë kafshë, lopë, dele dhe kuaj,”- përfundon blogerja.