MENU
klinika

Kreu i FSHF-së për situatën

Duka konfirmon 3 raste me COVID-19 nga futbolli ynë

11.04.2020 - 14:22

Numri një i futbollit shqiptar, Armand Duka, në një prononcim për emisionin “Në Fokus” në “T TV”, është shprehur se janë 3 raste të prekurish nga bota e futbollit në Shqipëri, emrat e të cilëve nuk pranoi t’i thotë, duke ditur se një nga ta ka qenë pjesëtari i FSHF-së, Florian Riza.

“Ne kemi krijuar një rrjet për të marrë informacione nga të gjithë, jo nga vetëm zyrtarët e futbollit, por edhe nga skuadrat. Nga informacionet që kemi, janë 3 raste që kanë rezultuar pozitivë, dy prej të cilëve e kanë kaluar virusin dhe tashmë janë negativë, ndërsa njëri po vazhdon të jetë i infektuar.

Emrat? Një është Florian Riza dhe dy të tjerë që nuk ka rëndësi të them emrat. Janë nga bota e futbollit”, – u shpreh Armand Duka, i cili një ditë më parë deklaroi se futbolli shqiptar mund të marrë edhe kredi afatgjatë dhe të zbutur për të kaluar krizën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF sqaron paketën e ndihmës

Duka: Do marrim kredi për futbollin shqiptar

Kreu i FSHF-së i përgjigjet Edi Ramës

Duka: Qeveria t’i japë futbollit minimumin jetik

Jo klubet që varen nga bashkitë

Kategoritë që përfitojnë nga ndihma e FSHF-së