MENU
klinika

Kreu i FSHF-së tregon për rifillimin

Duka: Kthehemi në fushë vetëm po pati siguri

29.04.2020 - 15:07

Kreu i futbollit shqiptar, Armand Duka, pavarësisht dëshirës që futbolli të rifillojë, mendon se do të zbritet në fushë vetëm atëherë kur shëndeti i futbollistëve dhe i ekipeve në tërësi mos rrezikohet në asnjë moment.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka folur për mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli”, në Itali. Aty ka hedhur dritë mbi atë që pritet të ndodhë me futbollin në vendin tonë, konkretisht garat kombëtare, si dhe Champions, në kushtet e emergjencës së krijuar nga “Coronavirus”:

“Po diskutojmë për rillimin e futbollit në Shqipëri. Ne si federatë kemi propozuar që ta rillojmë kampionatin në fund të majit, por nevojitet një protokoll strikt mjekësor për ta bërë këtë. Natyrisht, duam të kthehemi e të luajmë sa më shpejt të jetë e mundur, por gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve.

Nëse nuk kemi siguri, nuk do të kthehemi të luajmë. Më duket e pamundur të vizatosh një rrugë të vetme për t’u ndjekur nga e gjitha kampionatet. Qëllimi është që të mbarojnë garat e këtij sezoni, natyrisht, por në disa vende kanë vendosur tashmë që t’i mbyllin kampionatet.

duka ceferin

Për ato vende, që i mbyllin kampionatet pa i mbaruar ndeshjet, është UEFA që vendos nëse do t’i pranojë në garat europiane. Vendimi i shteteve individuale mund të jetë një argument në mbrojtje të zgjedhjes për mbylljen e turneve.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që për secilën federatë të ketë një komision, i cili do të vendosë pjesëmarrjen në kupat evropiane, në varësi të argumenteve që do të paraqiten. PSG dhe Lyon, për mendimin tim do t’i luajnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Vendimi i qeverisë franceze nuk ndikon në këtë kompeticion. Ato mund të ndalojnë kampionatin francez, por jo kupat evropiane.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF sqaron paketën e ndihmës

Duka: Do marrim kredi për futbollin shqiptar

Kreu i FSHF-së i përgjigjet Edi Ramës

Duka: Qeveria t’i japë futbollit minimumin jetik