Megjithë lehtësimin e masave të bllokimit të koronavirusit në vend, gjermanët duket se nuk kanë dëshirë të nxitojnë përsëri në dyqane. E gjitha për shkak të pasigurisë shëndetësore dhe frikës së njerëzve. Të hënën, Gjermania lejoi shitësit me pakicë, me një hapësirë më të vogël se 800 metra katrorë të rihapeshin, për aq kohë sa ata respektojnë masat e distancimit shoqëror dhe higjenës.
Ka pasur 153,129 raste të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani dhe 5,575 vdekje, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins. Bizneset më të mëdha, siç janë shitjet e makinave, biçikletat dhe dyqanet e librave u lejuan gjithashtu të rihapnin. Hapja përfshiu edhe Ikea.
Në një raport të Reuters, Stefan Stukenborg, kreu i një dege të Ikea në periferi të Këlnit, tha që rihapja e dyqanit të tij “ishte shumë e qetë, nuk kishte radhë, nuk kishte turma.” Ndër të tjera, njerëzit pritet të jenë më konservatorë me shpenzimet. Italia, e cila ka qenë epiqendra e pandemisë së Europës, gjithashtu lejoi disa nga shitësit me pakicë të saj të rihapeshin këtë javë, por pronarët e dyqaneve i thonë se nuk presin që biznesi të ishte i njëjtë si më parë.