MENU
klinika

Narqotët në video

E pazakontë: në Nartë festohen karnavalet në pandemi

22.04.2020 - 12:35

         E pazakontë në fshatin Nartë, të qytetit të Vlorës, narqotët festojnë karnavalet në kohën e covid-19. Megjithëse më të paktë në numër, krahasuar me një vit më parë, sërish kjo traditë e përvitshme e tyre, nuk është ndalur, sado që ministria e Shëndetësisë bën thirrje për mosgrumbullime masive dhe festime të tilla.

Sipas banorëve të Nartës, ndihet rënia e ndjeshme e popullisë në këtë njësi administriative, rënie që ka ardhur nga largimi i banorëve kryesisht të rinjve në emigrim, teksa këtë vit, covid-19 ka ndikuar edhe më shumë, duke e bërë që kjo traditë dhjetëravjecare e Nartës, të festohet veç nga një grusht njerëzish, banorët aktualë të Nartës.

Karnavalet e Nartës edhe këtë vit, festohen në kohën e covid-19. Me dhjetëra banorë, dolën në qendër të fshatit duke festuar këtë traditë shumëvjeçare. E karakterizuar nga kostumet artistike, që banorët mbajtën veshur, si dhe këngë dhe valle traditë të zonës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha: Premiera nuk më tradhtoi

“Karnavalet e Korçës” në Prishtinë


Kush është autori më i mirë i vitit

Panairi i Librit 2024 shpall fituesit

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!