Rrjeti social Facebook lançoi ditën e Marte një aplikacion të ri social quajtur “Tuned” dhe është krijuar për çiftet të cilat mund të bisedojnë, ndajnë foto e muzikë dhe të kenë një hapësirë kujtimesh mes tyre.
Aplikaiconi aktualisht ofrohet vetëm për iOS në SHBA dhe Kanada. Ekipi i NPE pranë Facebook e përshkruan aplikacionin si një hapësirë private ku ju dhe gjysma tjetër e pandashme mund të jeni vetvetja.
NPE është një ekip i cili krijon dhe zhvillon aplikacione eksperimental. Në Shkurt po të këtij viti ekipi lançoi aplikacionin e shpërndarjes së fotove dhe videove “Hobbi.”
Tuned aktualisht është aplikacioni i 872 më i shkarkuar në SHBA dhe 550 në Kanada në kategorinë e rrjeteve sociale të App Store.
Në tërësi nuk duket shumë ndryshe nga aplikacionet e rrjetet e tjera sociale ku mund të komunikoni me njëri tjetrin.