MENU
klinika

Për fëmijët nën 13 vjeç

Facebook paraqet aplikacionin ”Messenger Kids”

28.04.2020 - 17:12

Pas SHBA dhe Kanadasë, Facebook ka prezantuar aplikacionin ”Messenger Kids” edhe në 70 vende të reja.

Aplikacioni ka target fëmijët nën 13 vjeç  dhe kontrollohet nga prindërit.

“Me shkollat ​​të mbyllura dhe njerëzit larg fizikisht, prindërit po kthehen në teknologji më shumë se kurrë për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të lidhen me miqtë dhe familjen”, shpjegon shefi i sigurisë në Facebook, Antigone Davis në blogun e kompanisë.

Messenger Kids është një ‘video chat dhe mesazhe që ndihmon fëmijët të lidhen me miqtë dhe familjen në një hapësirë ​​argëtuese, të kontrolluar nga prindërit.

Aplikacioni u prezantua në SHBA vitin 2017, më pas u shtri në Kanada dhe disa vende të tjera dhe ka për qëllim fëmijët ‘nën 13 vjeç’, hyrja e të cilëve është e ndaluar në Facebook.

Prindërit mund t’i lejojnë fëmijët të vendosin emrin e tyre dhe foton e profilit të dukshme, dhe fëmijët mund të paraqesin kërkesat e miqve të tyre.

Në SHBA, disa aktivistë kanë argumentuar se aplikacioni mund të jetë i dëmshëm për fëmijët duke i përthithur ata shumë në aktivitetet në internet.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”