MENU
klinika

Përkrahja e Zogut

Fati i 100 refugjatëve hebrenj në Durrës

17.04.2020 - 11:02

        Nga Aurenc Bebja

Gazeta frankofone hebraike, “La Tribune juive”, ka botuar me 28 prill 1939, një shkrim në lidhje me hebrenjtë e Shqipërisë (të lindur ose refugjatë), të cilët gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, janë detyruar të largohen prej vendit tonë.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Fati i hebrenjve shqiptarë

Numri i hebrenjve në Shqipëri nuk është i konsiderueshëm.

Ka shumë pak izraelitë të lindur në vend, shumica prej tyre janë refugjatë nga Austria. Ata janë tregtarë që kanë ditur të fitojnë simpatinë e popullatës muslimane.

Deri tani, nuk ka pasur një lëvizje antihebreje në këtë vend të vogël. Por frikësohemi se legjislacioni racist i Italisë do të zbatohet ndaj hebrenjve të protektoratit shqiptar.

Gjendja e refugjatëve politikë është në rrezik, sepse ata mund të bien në duart e Gestapos.

Njëqind refugjatë hebrenj të pranuar nga mbreti Zog në qytetin e Durrësit po presin momentin e largimit të tyre për në Shtetet e Bashkuara.”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit