MENU
klinika

Shtyhet edhe merkato

FIFA: Kampionatet të mbyllen sipas mundësive

06.04.2020 - 14:46

UEFA dhe FIFA janë në hall të madh me shpërthimin e Koronavirusit, që ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në financat e ekonomive më të fuqishme të globit, mes tyre edhe futbollit. Klubet e futbollit janë duke ulur me detyrim pagat e futbollistëve të tyre për të shmangur kolapsin.

FIFA duket se do të bëjë një ndërhyrje shumë të fuqishme për të evituar falimentin. Mediet europiane raportojnë se qeveria e futbollit botëror do të udhëzojë Federatat ta mbyllin kampionatin në kohën që do të kenë mundësi. Kjo do të thotë se ata do të shohin ecurinë e infektimit në vendet e tyre dhe në momentin që do e kenë mundësinë do të luajnë futboll.

Dhe ajo çka është më e rëndësishmja, asnjë shtet nuk do të ketë 3 gushtin si afatin e fundit për mbylljen e sezonit. FIFA ka dhënë leje të shtyhet edhe më tej, pa caktuar një datë fikse për momentin. E gjithë kjo bëhet që klubet t’i luajnë ndeshjet e mbetura të sezonit në mënyrë që paratë, që tashmë duhet të kishin ardhur, të vijnë.

Gjithashtu do të ndërhyhet edhe për zgjatjen e kontratave që përfundojnë në fund të qershorit dhe do të caktohen data të reja për hapjen dhe mbylljen e merkatos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës