MENU
klinika

Akuza

Francezët: Italia na solli COVID-19 nga Champions

05.04.2020 - 15:54

Në fillim ishin spanjollët ata që akuzuan, ndërsa tani janë francezët ata që mendojnë se ndeshjet e fundit në Champions League ishin bomba biologjike për të shpërndarë COVID-19, në zonat më të prekura tanimë dhe shtetet më të mëdhaja.

Ish-mjeku i Lyon-it, Marcel Garrigou-Grandchamp, është i bindur se pacienti zero mund të quhet kjo ndeshje. Sipas tij, ardhja e Juventus me tifozë në këtë transfertë ndikoi në përshkallëimin e situatës.

Tashmë mjeku i dalë në pension shprehet për mediat franceze dhe tregon bindjen e tij se tifozët e ardhur nga Italia ndikuan menjëherë në infektimin me Koronavirus për popullatën në këtë vend të Francës.

E aktualisht ky shtet është tek 5 më të prekurit, me rreth 90.000 të infektuar. Një akuzë direkte që lidhet jo vetëm me Italinë, por edhe me shtetin e Francës, që nuk u tregua i kujdesshëm në atë rast.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Mposhtet Juve, City surprizon Realin në Madrid


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin