MENU
klinika

Situata e jashtëzakonshme

Gent Sejko: FMN do t’i japë Shqipëri hua 175 milionë euro

10.04.2020 - 21:21

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, thotë se FMN do t’i japë Shqipërisë në formë huaje dhe likuiditeti 175 milionë euro.

“175 mln euro do të jepen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për qeverinë shqiptare, në formën e një huaje dhe likuiditeti i nevojshëm në monedhë të huaj. Është siguruar si nga sistemi bankar ashtu edhe nga FMN”, u shpreh Sejko në emisionin Ekopolitikë.

Më tej, Guvernatori Sejko është shprehur se do të rritet niveli i borxhit përkohësisht për shkak të situatës së jashtëzakonshme.

“Disa parametra dhe kritere që ishin të parashikuara në kohë normale  sic ishte niveli i borxhit, niveli i deficitit buxhetor nuk do të respektohen, pasi jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe në bashkëpunim me FMN dhe institucionet e tjera ndërkombëtare ne jemi duke bashkëpunuar dhe është orientim i tyre që ne duhet të dalim përkohësisht nga disa objektive, sic ka qenë konsolidimi fiskal pra ulja e nivelit të borxhit. Pra do të detyrohemi të kemi një rritje të nivelit të borxhit për një periudhë të përkohshme dhe pastaj me kalimin e krizës do ti rikthehemi sërish konsolidimit fiskal. Mendohet që viti 2020, ndoshta dhe 2021, por e sigurt që 2020 do të ketë rritje të nivelit të borxhit, një rritje të deficitit fiskal dhe praktikisht kjo rritje do të vijë në rënie në vitet e ardhshme. Kjo është për gjithë shtet”, është shprehur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.