MENU
klinika

"Zgjohesha natën dhe nuk merrja dot frymë"

Këngëtarja rrëfen tmerrin që kaloi nga koronavirusi

09.04.2020 - 09:24

Pink ka rrëfyer rrugëtimin e saj drejt shërimit, pasi ajo dhe djali i saj u infektuan me COVID-19.

Këngëtarja ndau me publikun detajet shqetësuese të sëmundjes së saj dhe sesi ajo dhe djali i saj 3-vjeçar, Jameson, kaluan kapitujt “më të frikshëm” të jetes së tyre.

Këngëtarja tregon për The Ellen DeGeneres Show se sëmundja pushtoi shtëpinë e tyre në mes të marsit:

“Erdhi një moment, aty nga 18, 19,20 marsi që temperatura e tij po rritej dhe nuk i zbriste për orë të tëra. Unë çohesha në mes të natës dhe shihja që nuk merrja dot frymë. Ndjeja që më duhej një aparat për frymëmarrjen për herë të parë në 30 vite. Aty nisa të frikësohem”, tha ylli i muzikës.

Por gjërat u bënë akoma më të frikshme kur djali i saj nisi të ankohej për dhimbje në kraharor:

“Jameson më thoshte që kishte dhimbje në krahëror dhe e kishte të vështirë të mbushej me frymë. Aty ndalova dhe thashë, o Zot çfarë të bëjmë tani? Të shkojmë në spital? Ishte gjëja më e frikshme që s’e kisha menduar kurrë, gjatë gjithë jetës sime”.

Pas shërimit të saj, ajo vendosi të dhurojë 1 milion dollarë për luftimin e koronavirusit dhe për të ndihmuar të tjerët që nuk kanë qasje në të njëjtat burime që këngëtarja ka.

Dhe në dritën e përvojës së saj, ajo shtoi, “FALEMINDERIT për të gjithë profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë në botë që po punojnë kaq shumë për të mbrojtur të dashurit tanë. Ju jeni heronjtë tanë! Këto dy javët e ardhshme janë thelbësore: ju lutemi qëndroni në shtëpi Ju lutemi. Qëndroni në shtëpi”.