Puna dhe mundi i Microsoft ka filluar të shpaguhet me shfletuesin e ri Microsoft Edge të bazuar në motorin e Google Chrome. Tashmë ky shfletues është i dyti në botë për nga popullariteti në platformat desktop. Sipas informacioneve të NetMarketShare, Edge është në vendin e dytë pas Chrome me 68.5% dhe përpara Mozilla Firefox me 7.2%.
Edhe pse është shumë larg nga Chrome, parakalimi i Firefox është një arritje e madhe për shfletuesin i cili ka vetëm 3 muaj që ka debutuar. Por si u rrit kaq shpejtë Edge? Së pari është shfletuesi kryesor në Windows. Së dyti motori i ri i Chrome eliminon shumë komplikacione të versionit të vjetër të Edge me motorin e Microsoft duke ofruar më shumë shpejtësi, shtojca dhe përshtatshmëri.
Versioni i vjetër i Edge kishte ndërtuar reputacionin e një shfletuesi që i shërben vetëm qëllimit për shkarkimin e Chrome. Sot është aq i mirë saqë nuk keni arsye pse të kërkoni për shfletues tjetër. Google nuk është shqetësuar nga kjo lëvizje. Ndërsa Edge inkurajon përdoruesit të shfrytëzojnë shërbimet e Microsoft dhe jo Google, kalimi në motorin e Chromium vetëm sa konsolidon pozitat e Google në këtë industri. Zhvilluesit do të ndërtojnë kryesisht aplikacione dhe sajte në ueb të cilat i përshtaten motorit të Google duke dëmtuar ata që përdorin Firefox, Safari apo alternativa të tjera. /PCWorld Albanian