MENU
klinika

I fundit një 35- vjeçar pa asnjë sëmundje shoqëruese

Greqia regjistron 119 viktima nga COVID-19

21.04.2020 - 10:19

Greqia ka regjsitruar 119 viktima teksa duket se në 2 ditët e fundit ka një rritje të vdekjeve nga COVID-19.

Viktima më e fundit është në Selanik, një 35- vjeçar pa asnjë sëmundje tjetër shoqërusese por mjaftoi COVID-19 për t’i marrë jetën.

Teksa viktima tjetër për sot ishte një 75- vjeçar i shtruar në Athinë prej fundit të marsit. 2 mijë e 245 raste të reja ka Greqia me koronavirus teksa në shifrat e tjera, numri i të infektuarve ka rënë pasi të hënën u regjistruan vetëm 10. Po ashtu ka rënë nr. i pacientëve të intubuar dhe terapi intensive si dhe është rritur numri i të shëruarve.