MENU
klinika

"Nuk është koha tani, kritikoj jashtëzakonisht…"

Heq financimet OBSH-së / Shefi i OKB-së kritikon rëndë presidentin Trump

15.04.2020 - 08:36

Shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Gueterres ka kritikuar presidentin amerikan Donald Trump për vendimin e marrë, për të ndërprerë fondet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se nuk është koha tani që të shikohen burimet e OBSH-së.

“Nuk është tani koha tani për të parë burimet e OBSH-së, ndoshta kjo është në një plan të dytë. Tani është koha për unitet dhe bashkësia ndërkombëtare duhet që të punojë së bashku në solidaritet për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres.

Donald Trump ka akuzuar më herët OBSH-në për “keqmenaxhim të rëndë dhe për mbulim të përhapjes së koronavirusi”, duke shtuar se Amerika do të ndalë fondet për organizatën globale, duke shikuar situatën.

Gueterres tha se në të kundërt nga sa thotë Trump, OBSH është në “vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit, vecanëriasht me të prekurit nga Covid-19, duke ndihmuar ata me udhëzime, me trajnime, pajisje, e shërbime konkrete për të shpërtuar jetë njerëzish.

Shefi i OKB-së, gjithsesi ka lënë vend për kritika, duke thënë se bota duhet të bëjë më shumë përpjekje për të luftuar Covid-19.