12.04.2020 - 14:16
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka lënë spitalin ditën e sotme, për të vazhduar kurimin në shtëpi.
Johnson është i infektuar me koronavirus, ndërsa ka qenë i shtruar për disa ditë në spital duke u trajtuar në terapi intensive.
Ai nuk do të kthehet menjëherë në punë, por do të pushojë për disa ditë, ndërsa do të bëjë edhe testet e tjera për koronavirus.
Johnson u diagnostikua me koronavirus në datën 26 mars, së bashku me të fejuarën shtatzënë.
Ai shfaqi simptoma të rënda të koronavirusit dhe u shtrua në spital, ndërsa e fejuara e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kryeministri Britanik ka shprehur falenderimin e tij për mjekët që i shpëtuan jetën.