MENU
klinika

Pas shtyrjes së Olimpiadës

IAAF merr vendimin drastik për vitin 2020

17.04.2020 - 20:09

Përhapja e pandemisë së COVID-19 ka detyruar Federatën Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF) të mos zhvillojë asnjë event kualifikues për Lojërat Olimpike deri në dhjetor të këtij viti. Siç dihet, Olimpiada e programuar për verën e këtij viti u shty në verën e 2021-shit, për shkak të coronavirus.

“Kualifikimet olimpike do të zhvillohen nga data 1 dhjetor 2020 deri më 29 qershor 2021. Olimpiada u shty, ndaj ne do të shtyjmë eventet tona kualikuese për shkak të pandemisë”, – u shpreh Sebastian Coe, presidenti i IAAF-it.

Kjo shtyrje e eventeve kualifikuese bëhet për të mirën e sportistëve, pasi shumë prej tyre kanë ndërprerë fazën përgatitore për shkak të virusit vdekjeprurës, pasi nuk kanë se ku të stërviten. “Ne do t’i rinisim eventet nën masa të forta sigurie”, – tha Coe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i “Tokyo 2020”: Olimpiada në rrezik edhe në 2021

“Bota të bashkojë forcat për vaksinën ndaj COVID-19”


Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’