Shkencëtarët raportojnë se kanë zhvilluar një sistem të inteligjencës arificiale që mund të përkthejë mendimet e njeriut në tekst, vetem duke analizuar aktivitetin e tyre të trurit.
Studiuesit e University of California, San Francisco, thonë se kanë krijuar sistemin e deshifrimit të rreth 250 fjalëve nga 30 deri në 50 fjali.
Algoritmi është perfeksionuar duke përdorur sinjalet neurale të katër grave me mini-elektroda të implantuara në tru, të cilat ato i kishin pasur aty më parë, për sinjalizimin e krizave epileptike.
Vullnetaret lexuan disa herë fjali me zë të lartë teksa studiuesit kalonin të dhënat e aktivitetit të trurit në sistemin e inteligjencës artificiale për të zbuluar motivet e lëvizjes që lidhen me fjalë të caktuara.
Pas disa përsëritjeve masa e gabimit të algoritmit përkthyes llogatirej në vetëm 3 përqind.
“Një dekadë para se e folura të dekodohej për herë të parë nga sinjalet e trurit, përpikmëria mbetej shumë larg të folurës natyrale njerëzore,” thuhet në raportin e studimit.
“Duka marrë ide nga avancimet e fundit të makinerive kopjuterike të përkthimit, ne kemi ndjekur rrjetin e neuroneve që dekodojnë aktivitetin neural të barazvlefshëm me shprehjen e një fjalie, duke e dekoduar atë fjalë pas fjale, në një fjali në gjuhën angleze.”
Fjalori mesatari një folësi të gjuhës angleze ka rreth 20,000 fjalë, që do të thotë se sistemi është ende larg kuptimit të të gjitha fjalive që njeriu mund të flasë më mendjen e tij pa i shprehur.
Por studiuesit tashmë nuk janë të sigurtë si të veprojnë për përforcimin e tij te metejshem, pasi dekoduesi mbështetet në perfeksionimit e strukturës së fjalisë dhe përdorimit të saj për të bërë parashikime. Kjo do të thotë se çdo fjalë e re mund të rrisë numrin e mundshëm të fjalive dhe kjo redukton saktësinë e përgjithshme të interpretimit.