MENU
klinika

"Të gjithë të tjerët në shtëpi"

Izolimi në fundjavë, Rama tregon kush do lëvizë lirshëm

17.04.2020 - 16:56

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur me detaje masat e reja në kuadër të pandemisë së covid-19.

Përmes një shënimi në facebook, Rama njofton se ditën e nesërme (e shtunë), në qendrat urbane do të dalin në këmbë vetëm pensionistët, deri në orën 11:00.

Kryeministri ka bërë me dije se me automjet do të lëvizin vetëm ata persona që shkojnë në punë e kthehen në shtëpi, por që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës.

“Të gjithë të tjerët në shtëpi dhe dyqanet mbyllur deri të hënën në orën 05:00”, shkruan Rama.

Capture1.PNG