MENU
klinika

Del urdhri për emigrantët

Ja kushtet që duhet të plotësojnë për t’u futur në Shqipëri

09.04.2020 - 13:04

Qeveria shqiptare ka nxjerrë urdhërin për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur në kufi.

Urdhëri me 5 pika, ku përcaktohen qartë kategoritë që do të lejohen të futen në vend dhe mënyra e karantimit, është firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në dokument, theksohet se shqiptarët që nuk janë rezidentë në vende të tjera do të lejohen të futen, por me kushtin që duhet të karantinohen në hotele dhe shpenzimet do paguhen nga ata.

Shkelësit ndërkohë do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi, që është 700 mijë lekë të reja.

“Shtetasit shqiptarë, të cilët paraqiten në pikat e kalimit kufitar tokësor, në shkelje të parimit bazë të mbrojtjes së shëndetit publik nga covid-19, që nuk janë rezidentë në vende të tjera, të vetëkarantinohen për një periudhë 14-ditore, nën masa të rrepta sigurie, me shpenzimet e tyre, në struktura akomoduese pranë pikave kufitare, të përcakturaa nga Ministria e Brendshme. Shtetasit rezidentë në vende të tjera nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Strukturat e Policisë së Shtetit pranë zonave kufitare të sigurojnë ruajtjen në strukturën akomoduese ku do të jenë personat e vetëkarantinuar. Mosrespektimi i detyrimit të përcaktuar në këtë urdhër për vetëkarantinim  për 14 ditë të personave që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë është i dënueshëm sipas legjislacionit në fuqi. Ngarkohen strukturat vendore të Ministrisë së Shëndetësië dhe të Mbrojtjes pranë pikave kufitare për zbatimin e këtji urdhëri”, thuhet ne pjesë nga urdhëri i dy ministrave.

Kujtojmë këtu se në pikën kufitare të Kakavijë prej 72 orësh ndodhen 15 shqiptarë, që nuk lejohen të futen në territorin tonë.

Nga Kapshtica ndërkohë pritet të futen 8 emigrantë, kryesisht nga Devolli, të cilët janë rezident në Shqipëri.