MENU
klinika

“Jeta e çdo shqiptari është e paçmim”

Kalo: Jemi ende larg momentit për të thirrur ‘Fitore’!

03.04.2020 - 16:25

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo vjen sërish me një thirrje për qytetarët shqiptarë, ndërsa iu bën atyre thirrje që të qëndrojnë në shtëpi.

Përmes një status në ‘Facebook’, Kalo thekson se jeta e çdo shqiptari është e paçmimtë. Po ashtu ai nënvizoi faktin se jemi ende larg atij momentit për të thirrur ‘Fitore’.

MESAZHI I KALOS
PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI ynë janë dhe kurdoherë do të jenë në lartësinë e duhur….3.04.2020…..Reparti i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT….Deri më sot SHUMË e SHUMË FJALË janë thënë për COVID-19…Shumë e shumë mesazhe jemi përpjekur të përcjellim në publikun e gjërë në çdo formë informimi për ta….PËR TË MOS U BËRË të BEZDISSHËM, kohët e fundit kemi qëndruar pak mënjanë ekraneve…..Shumë e shumë plane për infrastrukturën spitalore mbështetëse e protokolle mjekimi për Sars-Cov2/Covid-19 janë hartuar, dhe ato po vijojnë të përmirsohen dita – ditës….

VETËNDËRGJEGJËSIMI në mendimin tim ende NUKU është ai i dëshiruari…. VIJONI të respektoni çdo gjë që ju kemi këshilluar për distancimin social, vetizolimin, higjenën, ushqyerjen, ajrosjen….MASAT kufizuese të ndërmara duket se po funksionojnë….NE edhe vetë po bëjmë shumë kujdes që të mos shpërdorojmë materialin, i cili na është vënë në dispozicion për mbrojtjen tonë, si dhe të përdorim PPE-të e duhura vetëm e vetëm kur meremi direkt me të dyshuarit apo të sëmurët e prekur nga Covid-19, dhe jo në pritje të ardhjes së tyre….

JEMI KURDOHERË ATY PËR JU…..Ju duam shumë, na dëgjoni si dhe na respektoni po aq shumë….JETA e çdo Shqiptari është e paçmimtë….JEMI ENDE LARG MOMENTIT PËR TË THIRRUR FITORE!!!

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci