MENU
klinika

Jo klubet që varen nga bashkitë

Kategoritë që përfitojnë nga ndihma e FSHF-së

10.04.2020 - 12:05

Pasi nuk mori asnjë ndihmë nga Qeveria, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka vendosur të ndihmojë futbollin shqiptar në këtë situatë të vështirë që po kalon gjithë bota për shkak të Koronavirusit.

Ndihma që do të jepet nga FSHF përfshin periudhën 15-Mars-15 Prill dhe në rast se situata do të vazhdojë kështu siç është tani, paketa do të shtrihet edhe për periudhën kohore 16-Prill-15 Maj.

Janë bërë publike edhe kategoritë që do të përfitojnë pagën prej 30 mijë lekësh të reja. FSHF në vendimin e bërë publik thuhej se klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë, teksa një nga ta është edhe Vllaznia.

Megjithatë më vonë, zyra e shtypit pranë FSHF bën me dije se do të fitojë edhe Vllaznia, duke përfshirë këtu edhe ekipin e femrave. Ndërkohë thuhet se do të përfitojnë të gjitha skuadrat e femrave në kampionat.

KATEGORITË QË PËRFITOJNË

1.Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.

2.Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.

3.Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.

4.Të gjithë trajnerat e moshave që nuk janë në një punë tjetër marrin pagesën e plotë.

5.Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës.

6.Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër do të marrin pagesën e plotë.

7.Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF-së i përgjigjet Edi Ramës

Duka: Qeveria t’i japë futbollit minimumin jetik