MENU
klinika

"Do të kalojë në 4 faza, masat lehtësuse"

”Më shumë se 100 vatra aktive”, Manastirliu flet për planin e rihapjes

22.04.2020 - 14:43

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpalosur planin e rihapjes me anë të lehtësimit të masave duke thënë se hapja do të kalojë në 4 faza

Faza e parë, ajo që nis nga 4 maji dhe çdo fazë tjetër i lehtësimit të masave do të marrë minimumi 2 javë për të parë ecurinë që do të varret nga qytetarët e infektuar në një ditë, pacientët e shtruar në spital si dhe ata që janë të intubuar.

Ajo thotë se bizneset duhet të bashkëpunojnë duke zbatuar protokollet ose në rast të kundërt do të përballen me përgjegjësitë ligjore.

”Kemi më shumë se 100 vatra aktive. Numri i të shtruarve në spital i qëndrueshëm. Komiteti Terknik ka hartuar planin tranzitor të lehtësimit të masave, në të dhënat e sotme, dhe prekjes në të gjitha qarqet.
Ka disa kritere:

1- Epidemiologjik

2- Kapacitete spitalore
3- Burimet e kontrollit

Paketa e masave të lehtësimit përcakton disa parime bazë. Hapja do jetë graduale, minimum 2 javor për lehtësimin e masave.
Nga faza 1 në 2 do të mësohet për rastet ditore, numrin e qytetarëve dhe rastet që trajtohen në terapi intensive.
Fillimisht hapen aktivitetet me më shumë efekt ekonomik dhe më pak tek virusi. Do hapen me protokolle strikte. Flasim për tre risqe, të ulët, të mesëm, të lartë.

Paralelisht përhapja e aktiviteteve do të shoqërohet me lëvizjen të paktën 2 muaj nga momenti i hapjes. Me lehtësimin e kujdesshëm të masave po rrisim dhe kapacitetet spitalore.
Lehtësimi përfshin 4 faza. Sipas OBSH. Po ngrihet dhe Task- Forca ndërinsticuionale. Në këtë luftë kërkohet bashkëpunim me biznesin që kanë përgjegjësi morale dhe ligjore. çdo biznes duhet të zbatojë me përpikmëri masat e kushteve, higjienën, distancimin fizik. çdo biznes duhet të marrë protokollin përkatës.”- tha Manastirliu.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!