Të nderuar kolegë dhe ditëzinjë të sëmurë…
Unë deklaroj se:
1- Unë nuk mund t’i përmbahem betimit, për emër të Apollos, mjekut të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mi, sepse nuk do të mund ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim;
Arsyeja është, sepse këto fjalë sot konsiderohen fjalë boshe.
2- Unë nuk mund t’i përmbahem betimit. Ndaj mësuesvese do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Gjithashtu profesionin tim nuk do mund dot ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet.
Sepse unë nuk mund të ruaj dinjitetin, sepse dinjitet ka sot deputeti, biznesmeni domethënë ata qe kanë para, madje edhe hajduti, ai që shet drogën, mashtruesi dhe i korruptuari.
3- Unë nuk mund t’i përmbahem betimit se
shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe.
Arsyeja është sepse nuk ka kuptim, sepse kur unë do të dërgoj atë në Farmaci, Kompania farmaceutike ka shkuar me parë se ai, jo për të ruajtur shëndetin e tij, por për të siguruar fitimin e saj.
4- Unë nuk mund t’i përmbahem betimit se do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet.
Arsyeja është sepse media bën ç’të dojë me të fshehtat tona.
5- Unë nuk mund t’i përmbahem betimit se do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi.
Arsyeja është sepse sot tradita quhet anakronizëm dhe se kolegët nuk kam asnjë mundësi t’i quaj vëllezër, sepse ata janë punonjës të dikujt që është më i fuqishëm dhe vendos për jetën e tyre.
6- Unë nuk mund t’i përmbahem betimit se në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore.
Arsyeja është sepse sot të besosh i pavarur eshte5 e pamundur, sot vendos politika dhe Zot është paraja. Kam njerëz mbi kokë.
7- Unë nuk mund t’i përmbahem betimit se që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit.
Arsyeja është sepse kam familje dhe të nesërmen nuk e kam të sigurtë. SHKURT KAM FRIKË NËSE MË DETYROJNË … DO TA BËJ. Ju këtë e kuptoni më mirë se unë.
Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne por jo më i lirë, duke mos u mbështetur në nderin tim personal.
Ndjesë!
Vo… Besoj se tani jam i qartë çfarë dua të them kur flas për Betimin e Hipokratit si njësi matëse për të kuptuar situatën dhe këndvështrimin tonë.
Kështu mund të konsiderohet dhe të kuptohet efekti i Betimit të Hipokratit. Kam marrë një version të shkurtuar nga wikipedia.