MENU
klinika

Gjethe dafine dhe kanellë

Kombinimi magjik që bën mrekulli për barkun e fryrë

12.04.2020 - 10:15

Për shumëkënd janari është muaji i premtimeve të mëdha dhe rënia nga pesha është një prej tyre. Nëse keni filluar që tani me reduktimin e ushqimit, ndjekjen e ndonjë diete ose jeni rikthyer apo keni filluar palestrën, bëni mirë që të lexoni artikullin e mëposhtëm dhe të vraponi menjëherë në kuzhinë për të përgatitur çajin detoksikues me gjithe dafine dhe kanellë, një pije magjike shumë vjeçare, e cila është e njohur për veprimin e saj të menjëhershëm në organizëm.

Përbërësit: 2 litra ujë, 10 shkopinj kanellë dhe thuajse 20 gjethe dafine
Fillimisht lani me ujë të rrjedhshëm gjethet e dafinës dhe lërini mënjanë. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht shkopinjtë e kanellës. Pasi të keni vluar për afro 15 minuta, shtoni gjethet e dafinës dhe lërini të ziejnë së bashku për më shumë se 1 orë në zjarr të ulët.

Hiqni enën nga zjarri, filtroni çajin dhe hidheni në një shishe qelqi. Filxhani i parë duhet esëll në mëngjes, kurse të tjerët pas vakteve. Rezultatet do të duken që pas javës së dytë të përdorimit të përditshëm