MENU
klinika

Cilat janë?

Komunat e Kosovës ‘të paprekura’ nga Covid-19

20.04.2020 - 08:29

Në Kosovë deri më tani shumica e komunave janë prekur nga Covid-19 apo i njohur ndryshe si koronavirus. Numri total i personave të infektuar deri më tani në vendin tonë ka arritur në 561 raste. Nga kjo shifër 101 janë shëruar, ndërkohë që 12 persona tashmë kanë ndërruar jetë, shkruan Gazeta Express.

Por pavarësisht këtyre shifrave në Kosovë janë dhjetëra komuna të cilat deri më tan nuk e kanë as edhe një rast të shënuar me Covid 19.

Bëhet fjalë për 11 komuna të cilat deri më tani nuk e kanë as një rast të prekjes me koronavirus. E komunat në fjalë janë, Dragashi, Mitrovica e Jugut, Kaçaniku, Shtërpca, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Novobërda, Juniku e Mamusha.

Këtu pra janë komunat të cilat deri më sot nuk kanë shënuar as edhe një rast me Covid-19.

Megjithëkëtë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 51 raste të reja të prekura me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 295 testeve në 24 orë.

Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, tre (3) nga Vojnovc-Shtime, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë”, është thënë në njoftim.

Ky Institut ka bërë të ditur se nëntë persona janë shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri, duke e rritur numrin total në 102.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë me këtë virus janë infektuar gjithsej 561 persona, derisa 12 kanë vdekur si pasojë e tij.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Financial Times” skanon zgjedhjet e Vuçiç

Pse presidenti serb po “luan sërish me dy porta”

"Perëndimi do të thyejë serbët…"

Lavrov: Në Kosovë po çrrënjoset Ortodoksia

Dy vendime historike do të merren në vetëm dy ditë

Mediat serbe japin alarmin: Një muaj i vështirë e pret Beogradin

Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE

Çfarë ndodh me krijimin e Asociacionit