MENU
klinika

Më shumë vjedhje të dhënash në kohë pandemie

Kontrolloni mirë ftesat për Zoom, hakerët po ju mashtrojnë!

29.04.2020 - 16:44

Zoom e ka rregulluar në masë të madhe sistemin e sigurisë, megjithatë nuk mund t’ju bëjë ballë hakerëve të shumta, që duan të marrin të dhënat personale të përdoruesve.

Abormal Security që merret me sigurinë kibernetike të Zoom, ka bërë të ditur se aktor të jashtëm, janë duke tentuar që nëpërmjet e-mailave të rrejshëm, po bëjnë ftesa te përdoruesit, që t’ju marrin informatat personale dhe detajet me të cilat hynë ën llogaritë e tyre.

Ftesat vijnë me një email të rrejshëm, që ngjanë shumë me dukjen që kanë emailat e Zoom, ndërsa brenda saj ndodhet një link.

“Zakonisht, në email thuhet se kanë ftesa nga zyrtarët e punës ku janë të angazhuar dhe iu kërkohet të klikojnë në link, për të mësuar njoftimet e fundit. Të gjithë ata që nguten dhe klikojnë në link, të dhënat personale iu mblidhen nga hakerët”, thuhet në raportin e Abormal Security.

Deri më tani, nëpërmjet kësaj mënyre, hakerët kanë arritur ty hynë në mbi 50 mijë llogari të ndryshme.

Meqenëse për momentin, Zoom e ka të pamundur të ndalojë këtë sistem të sulmit kibernetik, kërkohet që të kontrollohen mirë ftesat për Zoom, si dhe të mos pranohet ftesa që duket se nuk ja të rregullta.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”