MENU
klinika

"Nuk ka kthim në normalitet"

Koronavirusi-Itali, autoritetet: Lufta nuk është fituar ende!

04.04.2020 - 13:10

Komisioneri i emergjencës shëndetësore në Itali, Domenico Arcuri u shpreh se “Beteja kundër koronavirusi vazhdon” dhe se duhen shmangur iluzionet se lufta është fituar dhe si pasojë të ulet vigjilenca.

“Ne – tha ai- duhet të përmbahemi nga të menduarit se tashmë ka ardhur koha për t’u rikthyer në normalitet”.
Domenico Arcuri theksoi gjithashtu se Italia do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse secili do bëjë pjesën e tij në emergjencën shëndetësore.

Italia mbetet akoma në rafshnaltën e pikut të epidemisë dhe ende të dhënat e rritjes së numrit pacientëve me koronavirus mbeten të qëndrueshme si dhe zbulimi i rasteve të reja në lidhje me tamponët e bërë.

OBSH ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se disa vende po tentojnë të lehtësojnë masat e izolimit dhe kufizimit dhe ka sjellë shembullin e mirë krahasimor të Italisë ku me shumë mundësi vetëm në mes të muajit maj mund të kalohet në fazën 2 që do të thotë rifillim i aktiviteteve, gjithmonë nëse evolucioni i situatës do ta lejojë.

Në Itali numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 14681 për një total të infektuarish prej 119 827 kurse të shëruarit numërohen në rreth 19 758

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci