MENU
klinika

17 raste te reja

Koronavirusi/ MSH jep të dhënat e fundit: 400 të prekur në Shqipëri

08.04.2020 - 10:54

Rastet e të prekurve me koronavirus në Shqipëri janë rritur në 400 persona, 17 prej tyre raste të reja të konfirmuara sot. Po ashtu kemi 23 të shëruar në 24 orë, duke e cuar në 154 numrin e të shëruarve. Përditësimi u bë i ditur sot nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Kujtojmë që deri tani në vendin tonë kanë humbur jetën 22 persona. Rastet më të shumta të të infektuarve janë regjistruar në Tiranë, Shkodër e Durrës. Sot kemi ne Tiranë 9 raste te reja, ne Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast.

NJOFTIMI I PLOTE
Në vijim të komunikimit të përditshëm, ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 154.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 190 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk u tha prindërve kur u nis në Itali, rrëfehet mjekja shqiptare

“Bëj mbi 300 tampone në ditë. Djali 3 vjeç m’u lut ‘mami, mos ik në punë…'”

Shefja e Reanimacionit në Senatorium përcjell optimizëm

“Qëndroni në shtëpi, kjo furtunë do të kalojë falë unitetit tonë”

"Bonus 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët që shërbejnë…."

“Kjo është luftë”, Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra