MENU
klinika

"Bonus 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët që shërbejnë…."

“Kjo është luftë”, Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra

10.03.2020 - 16:31

Kryeministri Edi Rama në një fjalim për situatën e koronavirusit në vend, deklaroi se situata është as më pak e as më shumë se një “luftë e vërtetë”.

Rama u shpreh se Shqipëria do marrë masa, duke shtuar se do mbyllen ambientet me shumë persona të tilla si pubet, diskot dhe palestrat.

“Të kontribojmë të gjithë në këtë luftë. Do ta trajtojmë si armik për të zvogërluar plagët dhe humbjet. Kjo është luftë, pasi në Italinë fqinje nuk ka më asnjë dyqan hapur. Jemi në kushtet ku shumëkush po luan me veten dhe tjerët. Po luan me motrën e vëllain, babanë dhe nënën. Kjo është forcë e verbër që të këput gjunjët. Po prek gjithë botën. Do mbyllen pabe, palestra. Ne do mbyllim pube, disko, palestra dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz. Do i mbyllim të gjitha për të vendosur shëndetin të parin. Kjo gjë duhet bërë”, tha Rama.

Edi Rama më tej tha se do të jepen bonuse 100 euro për mjekët që shërbejnë për situatën dhe 500 euro bonuse për infermierët e shoferët.

“Ejani bashkë me ne, njihuni me skenarët dhe planet tona. Kjo nuk është luftë dhe asnjë luftë nuk bëhet pa bashkëpunim. Ka luftë të ndryshme, ka algoritme për të ushqyer rezistencën. Disa ekrane duan gjak, por duhet bërë kjo luftë për njerëzit e zakonshëm. Ftesa ime është që ejani ta kalojmë së bashku këtë situatë. Nuk ka nevojë për asgjë që lëndon një popull të tërë. Ftesa është shumë e sinqertë. Opozita është e ftuar dhe është tepër e sinqertë kjo ftesë. Ne kemi treguar veten më 26 nëntor kur ra tërmet dhe po e tregojmë veten prapë. Ka mjek dhe infermier të angazhuar në luftën frontale ndaj koronavirusit. Do i paguajmë 1000 euro plus në muaj deri në mbarimin e punës. Infermierët, shoferët dhe sanitarët do marrin 500 euro plus”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN