10.04.2020 - 17:57
Numri i viktimave në të gjithë botën si pasojë e infektimit me koronavirus, sapo i ka kaluar 100 mijë.
570 viktimat e 24 orëve të fundit në Itali e kanë çuar në 100.157 numrin total të jetëve të humbura në të gjithë botën.
Që nga fillimi i përhapjes së virusit, janë infektuar 1.639.772 persona dhe janë shëruar 369.021 pacientë.
Shteti më i prekur padyshim është Amerika, deri më tani me 477.953 të infektuar dhe 17.910 viktima.
Po ashtu dhe Spanja e Italia paraqiten problematike, me mijëra të infektuar e viktima.