MENU
klinika

Diskutimet në Këshillin e Sigurisë

Koronavirusi/ Rama: Hapje graduale javët në vijim

15.04.2020 - 19:40

Kryeministri Edi Rama reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila zgjati për rreth 5 orë.

Kreu i qeverisë shkruan në “Twitter” se ishte një mbledhje e gjatë, por e dobishme, ndërsa zbulon dhe temën kryesore të diskutimit online me Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Sipas Ramës, është diskutuar për  hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim, pasi është “paralizuar” prej disa javësh, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe”, shkruan Rama.