Tre javë më parë, me pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara që tashmë ishin përgatitur për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, kryetari i administratës Trump dërgoi një urdhër të rreptë në gjykatat e imigracionit në mbarë vendin për të hequr të gjithë posterat e shëndetit publik, të shtypura në anglisht dhe spanjisht, se si të përballohej pandemia.
“Sipas udhëheqjes sonë,” thoshte urdhri, gjyqtarët e imigracionit nuk kishin autorizimin për të ngjitur fletushka.
Menjëherë pasi urdhri u zbulua nga Miami Herald, Departamenti i Drejtësisë, i cili mbikëqyr gjykatat e imigracionit, ai i tha gazetës se “ato nuk duhet të ishin hequr”.
Një gabim burokratik? Më shumë duket si obsesioni i administratës me emigrantët e padokumentuar, ose aspirues,
Dhe kjo duket se ka përkeqësuar krizën.
Kohët e vështira kërkojnë masa të vështira, dhe urdhri i parashikuar i administratës për të kthyer të gjithë azilkërkuesit dhe të huajt e tjerë që përpiqen të kalojnë kufirin jugperëndimor në mënyrë të paligjshme bën sens, në kontekstin e masave të marra tashmë për të kufizuar lëvizjen përtej kufijve të tjerë amerikanë, tokësor dhe detar.
Koronavirusi nuk diskriminon për sa i përket racës dhe origjinës, Trump po.
Agjensia e Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave ka vazhduar të arrestojë njerëz, megjithëse gjyqtarët në disa shtete kanë urdhëruar që disa prej tyre të lirohen për shkak të shqetësimeve shëndetësore.
Largimi i emigrantëve pa dokumente dhe mbyllja e kufirit është diçka që Presidenti Trump ka dëshiruar të bëjë shumë kohë përpara se koronavirusi të përhapej.
Ata që nuk janë të dokumentuar kanë frikë se po të shkojnë në një institucion shëndetësor publik do t’i ekspozojë ata tek agjentët e ICE.
Këta emigrantë janë në mëshirën e pandemisë.
Shpesh ata jetojnë në kushte të këqija, në vende plot me njerëz, nuk kanë para dhe kështu u mungon aftësia për t’u vetëkarantinuar.
Vetëm javën e kaluar Zyra Ekzekutive për Rishikimin e Emigracionit, agjensia e Departamentit të Drejtësisë që mbikëqyr gjykatat e imigracionit, mbylli disa gjykata dhe pezulloi seancat dëgjimore për emigrantët që nuk ishin në paraburgim.
Koronavirusit nuk i interesojnë pasaportat ose gjuha që flasin njerëzit.
Tani distanca sociale, dhe praktikat e higjenës, duhet të jenë të vetmet që kapërcejnë kufijtë dhe muret dhe të na ndihmojnë të kalojmë këtë gjendje.
Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ konica.al